Saturday, February 15, 2020

DREMIT LIQERI

DREMIT LIQERI

DREMIT LIQERI
 POEZIA “DREMIT LIQERI” L.PORADECI

Sa herë kujtojmë Pogradecin gjithkujt i vjen ndërmend qyteti i bukur buzë liqenit, ku natyra ka krijuar një nga “perlat” e saj . Ky është vendi ku bluja e përhershme e pasqyrës së ujit , e kuqia e ndezur e lindjes së djellit, gjelbërimi gjithëvjetor dhe njerëzit e dashur e punëtorë , të presim buzagaz për të kaluar ca ditë pushimi. Jo më kot këtij vendi të magjishëm i kan shkruar dikur Lasgushin Poradeci dhe Mitrush Kuteli ku i dhanë edhe më shumë ngjyra. Dhe është e cuditshme por mëse e vërtetë se, cdokush që ka qenë njëherë në Pogradec , nuk i shpëton dot ngasjen për tu rikthyer aty . Madje ka nga ato që janë vendosur përgjithmonë këtu, duke blerë shtëpi apo ndërtuar ndonjë vilë pushimi. Kjo ështę magjia e këtij qyteti me zemër tę madhe që i mirëpret në gjirin e tij të gjithë, qofshin shqiptarë apo të huaj.
Disa qytete kanë patur fatin të kishin në gjirin e tyre artistë e krijues të cilët e kanë pasuruar qytetin e tyre, ndoshta si shenjë mirnjohjeje për bukurinë që qyteti ju ka dhuruar . I tillë është poeti i madh Lasgush Poradeci , i cili ka përcjellë qytetin e tij, me ëmbëlsinë dhe rimat e bukura të një poeti të klasit botror . Mi zall të pyllit vjeshtarak , Dremit liqeri pa kufi shkruan Poradeci, i cili tek Liqeni i Ohrit gjente frymëzimin e tij e më shumë të drejtë, ai nuk u largua kurrë nga ky qytet.

                                                 
DREMIT LIQERI

Mi zall të pyllit vjeshtarak
Dremit liqeri pa kufi,
Ay ndaj fundesh u përflak
Posi me zjarr e me flori .

Posi me flakë u ndes e kroj,
E vetëtiti plot magji,
E yll' i ditës perëndoj
Në qetësi dhe dashuri

Tashi po shuhet nënë mal
Qytet’i  ngrysur në zi.
Po ndizen yjtë dal-nga-dal
Plot bukuri ! plot fshehtësi !

Në këtë cast perendimor, 
Ndaj po më dehen sytë e mi, 
Kuptoj si shpirtin vjershëtor
Ma frymëzon nja mall i ri


Poezia“Dremit liqeri” si moment atmosferik është e ngjashme me poezinë “Poradeci” gradualisht mbj liqen bie ngrysja dhe errësira që kaplon gjithë qytetin nën mal , nę qiell dalin yjet. Poeti këtë radhë në hipostazën shumë të qartë tę krijuesit , frymęzohet nga një mall i ri. Kujdesi i poeti ndaj liqenit demonstrohet dhe prej faktit se ai paraqitet i animizuar , ai dremit, ai la zemër , ai mer pjesë dhe ndikon në gjendjen shpirtërore të poetit . Ashtu si tek poezia “ Poradeci “ poeti ka zgjedhur një Moment qetësie , ku liqeni dremit , pushon , ku takohen nę paqe mbrëmja dhe liqeni në muzg.



Poeti vendos një dritë të magjishëm , të konkretizuar prej fjalëve : përflak, zjarr, flori që ngjyrosin vargjet por këto ngjyra gjenden të fshehura në velaturat dhe superpozimin koloristik. Natyra që na sugjeron poeti ka një autoriteti kozmik, tundues, shpërthyes e me përkatësi autentike. Në këto idile të natyrës, në këtë paqe të përgjithshme të saj, poeti pikturon me penelata të gjera , vendos plane të mëdha hapsirore, ato që mund të quhen arkitektura e kuadrit piktorik. Pylli takohet me liqerin . Gjumësia e liqenit duket sikur ndricohet dhe dhqetësohet prej ngjyrave tę pejsazhit që pasqyrohen në fundin e tij apo që aprovohen prej përfundimit të diellit. Në këtë harmoni të gjerë të natyrës – uji i liqenit e implikon më tej lexuesin sepse karakterizohet me shenjat e zjarrit, takimi i ujit me zjarrin , jetës dhe vdekjes, ftohtësisë dhe ngrohtësisë , i shton pamjes misterin dhe forcën , ngrohtęsinë dhe potencën ngjyrore, poeti takon dy elementë materialë që përjashtojnë njęri- tjetrin në mënyrë absolute .

Pamja e paraqitur nga poeti është e ndricuar nga një dritë e magjishme , e konkretizuar prej fjalëve ; zjarr e Flori ; Ngjyrat që shënojnë gjendjen maksimale koloristike gjenden të fshehura nga velaturat dhe shtresimet e sipërfaqes së liqenit. Natyra që sugjeron poeti ka një autoriteti kozmik , tundues , me një shpërthim të përmbajtur . Pastoziteti e ngarkon kuadrin maksimalisht. Atmosfera e perendimit projektohet në radhë të parë si ngjyrë . Pas vendosjes së planeve të mëdha , në poezi hasim një detaj atë të ngjyrimit të kroit. Prirja e qartë drejt ujit është evidente . Transperenca dhe fillimi qę sugjeron ky element material i jep pamjes nję notę parajsore , njeriut i mbetet vetëm tę dorëzohet ndaj këtij imazhi magjik tę natyrës. Ngjyra e liqenit pęrcillet në ngjyrat e kroit, dita perendon në harmoni e qetësi. Naracioni i kësaj lënde lirike, sigurisht përbën një deformim të esencës së saj . Dukuria e natyrës, lëvizja dhe ritmi i përkryer i botës, pjesmarrja në të e peisazhit të pyllit vjeshtarak, i liqerit pa kufir, kroit që u ndez me flakë ose yllit të ditës që perendon, qyteti që shuhet nën mal, kësaj bote që ndizet me bukuri dhe fshehtësi – mrekullojnë poetin, krijuesin me arkitekturën magjepse të natyrës , me mekanizmat e funksionimit të harmonisë universale, me qetësinë e gjerë, e posacërisht, me efektin e ngjyrave, funksionon si stimul për zgjimin e dëshirave krijuese, për një gjakim të ri, për një mall të ri.


Në këtë strofë tregohet që gjatë mbrëmjes në Pogradec duke shëtitur në parqet anës liqenit , do të shihni mjelmat e bardha të cilat vallëzojnë mbi liqen si të ishin ëndrra të trupëzuara në realitet. Me dritat që fiken njëra pas tjetrës takojnë në mendje Lasgush


Se sa është e pranueshme piktura me mjetet e saj në këtë pastel do të mjaftonte një inventar i mjeteve gjuhësore që shoqërojnë apo sugjerojnë ngjyrë : u përflak, vjeshtarak, me zjarr e me flori, e flak u ndez, vetëtiti, shuhet, ngrysur në të zi, po ngrysen yjet. Pra tek kjo poezi kemi ndjesi të këndshme që të ngjall bukuria e rrallë natyrore e “ liqenit të dritës”, koloriti i famshëm i ngjyrave të liqenit , malit, fushës, të agimit dhe të perendimit të djellit . U krijua bindja se do të shijonim kënaqësitę e bukurisë së pashoqe të peisazhit natyror, të përshkruar me lirizëm të rrallë nga Lasgushi i madh , në poezinë e tij të famshme ( Dremit liqeri dhe te tjera ).


ERBlNA BALLIU (LACI)

No comments:

Post a Comment