Saturday, February 15, 2020

VDEKJA E NOSITIT

SABATO 15 FEBBRAIO 2020


VDEKJA E NOSITIT



VDEKJA E NOSITIT

Poezi”Vdekja e nositit”

Me zjarr ju flas me zjarr,

Ne gjirin tim kam hapur varr…

Qe t’i jap shprese -edhe t’ja marr …

Un ik liqerit zemerak

Fatlum dh’i paster si zembak.

Po zemra ime kullon gjak.

Se vijne -urtuar zogjte -e mi,

Dh ‘u jap ushqim me dashuri .

Nje dashuri per llaftari;

Pa nis ah!gjirin ta godas…

Dh’e hap ah!-gjirin me nje cas…

Dh’i nginj ah !zogjte -e vdes me gas!

Ahere- helmohet e bucet

pas mallit t’im liqeri -shkret ,

e rit tallazin posi det.

Ay e tud,ay e shkund

,ay e hap sa me te mund….

Gjer mu gjit,gjer mu  ne fund.

E shpirtin duke m’a percjelle

me thote-ah!shif sesa ‘sht I felle

ky gjir’iem qe te pat pjelle...


Lasgush Poradeci eshte  një ndër poetët që përveç rrymave të tjera në poezi përdori edhe poetikën simboliste.Ne liriken filozofike te Lasgushit mediton se mundja e vdekjes nuk arrihet duke ikur ,por duke u ballafaquar me te ndersa ne aktin sublim poetik reaizohet nepermjet krijimit.Kjo poezi eshte e ndertuar  mbi nje simbol.Tek kjo poezi gjejmë simbolin e vetëflijimit dhe përjetësisë së idealit. Nositi një shpend i bardhë i liqenit i cili me sqepin e tij shqyen gushën dhe ushqen me gjak zogjtë e tij, mund të shihet si symbol i vetë poetit. Që në fillim të poezisë kemi një nosit i cili flet me zjarr ju flas ….  me zjarr..

Pra mund ta interpretojmë këtë poezi si kërkesa e autorit drejtuar lexuesit. Simbolin e nositit mund ta interpretojmë si pakënaqësi ndj nivelit të zhvillimit të kulturës duke marrë parasysh kushtet historiko-kulturore në atë kohë. Kemi një nosit që është symbol i poetit, një shpend që vdes.     

Nositi si symbol ndërton dhe përshkruan tërë strukturën e poezisë , shenjimi i poetit me një shpend mund të interpretohet edhe në lidhje me pikëvështrimin e autorit për frymezim krijues. Kjo poezi mund të shënojë pra lirinë krijuese të poetit në raport me frymëzimin e lirinë e këtij shpendi. Poeti ka vendosur një paralele mes fluturimit të zogut dhe krijimit të poezisë. Vdekja e Nositit, poezi ku autori rrëfen në vetë të parë, kemi monolog, kemi vetëm rrëfimin e poetit, rrëfim i cili nga njëra anë na njeh me dramacitetin e tij dhe nga ana tjetër shohim poetin pjesëmarrës ku figura e tij dhe gjithë teksti dalin si klithmë e vuajtjeve të tij ,e klitmë e gazit për vetëflijim.

Që në strofën e parë shohim një nosit i cili gjatë gjithë kohës ka vuajtur dhe momenti që ai flet është përforcimi i asaj vuajtje. Poeti që në fillim është sunduar nga “dhimbja” “me zjarr ju flas me zjarr” dhe përforcohet më tej me fjalën “varr”, kemi sinonim brenda vargut “ay e tund, ay e shkund”, ku foljet tund dhe shkund na tregojnë për thellësinë e depërtimit të flijimit, thellësi e cila shkon gjer më ngjit, gjer më në fund. Ky flijim është dëshirë e tij ,për këtë flijim ai ka dashuri “një dashuri për llaftari”, pra kemi dashuri për flijimin e gjakosur, flijim i cili shkon në të mirë të zogjve të tij. Flijimi i nositit i shkakton poetit vuajtje, dhimbje e cila shprehet me anë të klithmës “ah”. Përsëritja e kësaj i jep poezisë ritëm të brendshëm dhe forcon më tepër notat e dhimbjes  që karakterizon poeti. Dhimbja sa vjen e shtohet me veprimet që rrëfimtari ndërmerr: nis të godasë gjirin dhe ndien dhimbje e cila në maksimumin e saj shkon në hapjen e gjirit dhe më pas në vargun e tretë të strofës së katërt klithma “ah” shpreh më tepër gëzim për flijimin e tij sesa një dhimbje. Ky gëzim është gëzimi që për të nuk do të ketë më vuajtje, gëzimi që ushqeu trashëgimtarët e tij. Kjo del në strofën e shtatë e cila duket sikur është klithmë e liqenit për këtë shpend, vajtimi i liqenit për humbjen e nositit. Në qoftë se poezinë e shohim si simboliste atëherë mund të ndërtojmë raportin nositi-poeti, zogjtë të cilët mund të jenë symbol i lexuesve të cilëve i drejtohet poeti, dëshmitarët që njohin “aktin e vetëflijimit të tij”.Kemi liqenin e Pogradecit i cili është simbol i njerëzve që autori ka pasur pranë apo symbol i njerëzve  që e kanë përkrahur veprimtarinë e tij.

Liqeni shpirtëzohet dhe vepron


Dhimbjen që poeti ndjen e ka shprehur me anë të tri pikave. Ndoshta e ka përdorur për të treguar pafuqinë e tij për të folur se dhimbja e vetëflijimit është e fortë dhe nuk e lejon të flasë, megjithëse është flijimi i dëshiruar. Gjuha është mbështetur në ligjërim bisedor, gjuhë e cila përfshin dialektizmat këto dialektizma poeti mundti ti ketë perdor për të theksuar karakterin. Mund të sjellim si shembull emrin liqeri i cili nuk shfaqet në variantin letrar të saj liqeni. Në poezi kemi të bëjmë me epitet metaforik “liqeri zemërak”, “liqeri i shkretë”. Organizimi i poezisë bëhet nëpërmjet shkallëzimeve të veprimeve apo ngjarjeve. Në fillim kemi nositin, apo poetin që rrëfen për veprimet e tij






Aherë – helmohet e buqet

Pos mallit tim liqeni i shkretë

E shpirtin duke ma përcjellë

Më thotë ah! shih sesa sht’i thellë

Ky gjiri im që pat pjellë.


Psh. “Në gjirin tim kam hapur varr”

      “Po zemra ime kullon gjak  “Po nis ah”, gjirin ta godas, dhe hap ah, gjirin me gas, dh’i ngij ah! zogjtë e vdes me gas. Më pas rrëfimi kalon në mënyrën sesi e përjeton liqeni këtë vetësakrificë të nositit e humbjen e tij.

Aherë – helmohet e buçet, e rrit tallazin posi det

, e shpirtin duke na përcjellë

më thotë- ah!shif sesa  sht I felle...

Kemi një kthim në mjedis liqenor. E gjithë drama ka ndodhur në sfond në mes të tij, të liqenit. Ai është gjiri që e ka mbajtur, ushqyer nositin dhe do jetë varri i tij. Poeti është shumë i lidhur me liqenin. Liqeni eshte vendi I perhershem ku Lasgushi shtron temat me delikate te meditimit, e te ndenjes se tij poetike.


Nositi zog-pelikan siç e quajnë në Pogradec i veçantë që rritet në liqen dhe me të poeti identifikon vetveten.

Liqeni – simbolizon – jetën

Nositi – poeti

Skena e kësaj poezie filozofike është:

1-Lindje,misioni,vetflijimi vdekja,trashigimnia si rilindje.

Liqeni zë një vend të veçantë që ushqen jetën dhe e riciklon atë.

Poezia është ndërtuar në bazë rimës un’ik liqerit zemërak, fatlum dh’i pastër si zëmbak. Poeti në këto dy vargje ka treguar për bukurinë e liqenit të cilën e ka krahasuar me zambakun që duket i bukur, i mahnitshëm  por kur e vë veten në pozitën e nositit atij zemra i pikon gjak, nuk ka çfarë tu japë të vegjëlve për të ngrënë.

Sakrifica e nositit është sakrificë e prindit , poetit,ajo është vazhdimës,i është vetë jeta dhe kuptimi i saj.

Është jeta që rilind ashtu si feniksi nga hiri i vet…… dhe nositi rilind tek zogjtë e vet. Poezia  “Vdekja e nositi” një pasurim jo vetëm i letërsisë shqipe por edhe botërore sepse forca, gjerësia, bukuria artistike janë të nivelit botëror.Si perfundim eshte nje nder poezit me te njohura simbolike dhe filozofike te Lasgushit.

Lasgushi krijoi një figurë universal për një motiv të caktuar,ne vendlinjen e tij..duke e sintetizuar te gjithe pershkrimin e poezise ne liqenin e tij te dashur….me nje bukuri te rradhe natyrore...i cili  I jepte frymezim ,deshire per te per te realizuar cdo gje,e prandaj poeti nuk u largua asnjeher nga vendlindja e tij e dashur.Dramen e jetes e te vdekjes te perqafuar se mbrendshmi e rimerr liqeri I tunduar se jashtmi,duke e futur trupin ne thellesi,ndersa shpirti percillet lart ne qiell.
VALENTINA (MARKU) BIBA




No comments:

Post a Comment