Këngë e brithma nga qyteti djegur
Këngë e brithma nga qyteti djegur
Libri nis me këngët e vajit, për të cilin mbledhësi thotë se ishte shkaku nga doli edhe titulli i përmbledhjes “Këngë e brithma nga qyteti i djegur”, zgjedhur në kujtim të çasteve tragjike “nëpër të cilat ka shkuar e po shkon vendi im lindor që nga dhjetori i vitit 1940 e këtej”..
Kush m’i dha këngët?
“Të parat këngë e brithma që mbaj mënt, nga vogëlija, janë ato që i këndonte e mjera Mëmë (Polja e Pandi Paskos e bija e Ndini Dhamit edhe e Çevo Gushos nga Rrëmënji). Në vogëli kisha qenë i sëmurë dhe shumë kohë s’dola jashtë asaj odës së madhe, shtruar me dhe të kuq, me rrogoza e prokova ku Mëma bënte edhe vegël dhe punët e tjera të shtëpisë. Atje i mësova për herën e parë brithmat tu-tu-tu- legëza – Bajta për purtegëza; Ariushkë, ariushkë edhe këngët Kapedan o Kajo; Malit-o përpjetë; Mun’de Papa Pavleja, të cilat Mëma i kish dëgjuar nga i ati”… Këto disa momente të memories, por edhe kujtime që Kuteli na e vë përballë tekstit të tij, me këngë popullore duke na lënë shënim se si arriti t’i mblidhte ato. Si Mbeç, more shokë, mbeçë , Kënga e Kokoneshëve etj..
Ka një domethënie ky fakt, për shkak se fëmijëria është shtampa më filozofike e gjurmëlënies, duke shtuar edhe sinqeritetin që bartt kjo moshë për të përcjellë. Kështu Kuteli na bëhet një bartës real, burimor ku jep me saktësi, për ato që ka siguri, këngën, gjuhën, frazeologjinë, kulturën dhe historinë duke i pajisur me shënime.
Në parathënie ai ka shënuar disa takime më intersante të punës së tij si mbledhës me ata ku dëgjoi, dhe mori këngët. Kuteli flet se kënga që këndohej në dasma dhe gëzime ishte “S’ka me kë ta lozë zonja (hankua) vallenë”, e kujtuar gjer në atë ditë si “Kënga e Poles”, si edhe “Shkuan djemtë shkuan- Shkuan në kurbet”; Pashkëve këndohej e luhej valle me shami në dorë, e gjithë graria, “Këngën e Ristozit”, “Sbret Velikua që nga mali” si edhe “Qënkshin, lele, qënkshin”. Kuteli kujton: “Gjith nga vogëlija mbaj mënt edhe disa brithma të tjera si dhe disa këngë kolendrash, rusicash, këngë dasme, trimërije, dashurije.
Mbeçë, more shokë, mbeçë
Mbeçë, more shokë, mbeçë,
Mbeçë ne ur’ e Qabesë...
I bëni selam nënesë.
Në pyeste nëna për mua, -
I thoni se u martua;
Në pyeste se ç’krushq i vanë:
Tre priftinj, tre hoxhallarë;
Në pyestë se ç’kalë hypi:
Kal’ të kuq, këmbë pe druri;
Në pyeste në ç’od’ e mbyllë,
Odë pa der’e pa penxhere.
Këngët në këtë libër janë tepër të veçanta. Kënga s'ka kufire që ta ndalojnë. Ajo lindet diku edhe, në qoftë se përmban brenda saj ndonjë thërrime arti të vërtetë, shkon gojë pas goje, në krahët e erës... Këngët e kësaj përmbledhje nuk janë, pa fjalë, që të gjitha të lindura në Pogradec .
Djali i linte shokëve të tij fjalën e vet t ia thonin nënës , me të kënduar se do bëhej merak që nuk vinte nga rruga, sepse trimi nuk dinte nëse do shpëtonte prej luftës. E përshkruante sesi do ndodhte fundi i tij tragjik…martesën n kontrast me vdekjen që bën lutjet prift ose hoxha, kali me kemb prej druri , në kontrast me arkivolin. Dhe odë pa der e penxhere nē kontrast me varrin që është i lirë. Kemi lidhjen fizike dhe shpirtërore , sentimentale të nderthurura në këtë këngë të vajtueshme.
Kënga e Kokoneshëve
Kjo rrufe e shkretë, përvëloi dynjanë,
Mjerë ne të mjerët, ç`kusure që pamë.
Në Korçë se ç`qemë, Manastir seç vamë,
Brenda në hapsanë, Istintak na bënte.
Mos një efendi, a për ydam,
apo për shpëtim.
Një muaj e gjysëm, Pampor në të thatë,
Ç`kusur që paska, Kokoneshi i ngratë.
At-Dhimitër Kokoneshi ishte mësues e prift, komandant njësie ne krahinën Llënge të Pogradecit.
Kënga e Kokoneshëve është gjetur në librin “Këngë e brithma nga qyteti i djegur” mbledhur nga Mitrush Kuteli, botuar më 1944. Mitrushi këtë këngë e ka marrë nga xha Mihua i lindur në Potgozhan të zemrës së Mokrës. Në atë kohë ai ka qenë 80 vite. Në një bisedë të bërë me një grup veteranësh mokrarë këto ditët e fundit doli qartë se xha Mihua ka qenë një nga mbledhësit më të shkëlqyer për këngë lufte e trimërie. Dhe çdo këngë e shoqëronte me rrëfime apo shpjegime. Këngë që afronin njeriun me njeriun, qoftë i krishterë apo mysliman, i zbut e i bën të mirë e më të dashur. Këngët e vallet rrezatoheshin nga mali që shushërinte nga kronjtë që u mbanin zërin, fletët që mërmërisnin kur i krehte era. Mesha përbënte boshtin e mendimit, të përvojës, të lavdërimit e të moralit të të gjithë orthodhoksëve cilado gjuhë që flasin. Ajo ndihmonte popullin e krishterë e myslimanë , që ishte besnik dhe me trimëri luftoi me të afeërmit e tij, nderi i asaj zone të Pogradecit.
No comments:
Post a Comment